Ora News – Universitetet, data kur shpallen fituesit dhe datat e regjistrimeve

2018-03-07 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Të enjten, më datë 6 tetor, universitetet do të shpallin listën paraprake të fituesve të fazës së dytë në institucionet e arsimit të lartë.
Pas shpalljes së fituesve, të pakënaqurit kanë dy ditë kohë për të ankimuar rezultatin.
Linda Pustina, Drejtore për arsimin e lartë, MAS: Maturantët duhet të jenë të qetë, pasi është një procedurë, e cila do të përsëritet si procedura e raundit të parë. Patjetër do të ketë më shumë maturantë që do të shpallen fitues më shumë se në një degë si në raundin e parë. Lista paraprake do të shpallet më datë 6.
Në 12 tetor universitetet do të shpallin listën përfundimtare të fituesve për t?ia lënë radhën regjistrimeve që do të kryen pranë sekretarive të fakulteteve nga datat 12-16 tetor.
Pustina: Ajo listë përfundimtare do të jetë lista që përdoret për raundin e dytë dhe në përfundim të raundit të dytë për të gjithë kuotat e mbetura bosh po e njëjta listë do të përdoret për të zbritur vizën. Përdorimin e të gjitha kuotave.
Linda Pustina, drejtore për arsimin e lartë në ministrinë e Arsimit shpjegon se maturantët duhet të qëndrojnë të lidhur në sistemin online të maturës për të parë mundësitë e shpalljes së fituesve në degë të tjera pas zbritjes së vijës së kuqe, me lirimin e kotave bosh që përfitohen nga regjistrimet.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/universitetet-data-kur-shpallen-fituesit-dhe-datat-e-regjistrimeve/

Free Traffic Exchange