Ora News – PS e PD kundërshtojnë ligjin e akuakulturës, e rikthejnë

2018-03-07 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Deputetët e maxhorancës dhe të opozitës kanë kundërshtuar ligjin për akuakulturën.
Socialisti Besnik Bare tha se nëse do të lejohej kultivimi i peshkut në Gjirin e Vlorës do të shkatërronte këtë zonë, ndërsa demokrati Genc Ruli argumentoi se ligji po favorizon një kompani turke.
Bare: Ujërat e gjirit të Vlorës nuk do të jenë më këto që janë sot dhe kjo do të lidhet vetëm me zhvillimin e akuakulturës. Prandaj, unë do të doja që të ketë një peshë më të madhe mbrojtja e këtyre zonave të pasqyruara në këtë ligj gjë që nuk e shoh në nivelin e duhur.
Ruli: Në qoftë se vjen një ditë sepse një kompani shumë serioze, multinacionale ka shfaqur interesin që vetëm në Vlorë të marri 50 hektarë, atëherë ligji qenka bërë për këtë kompani?
Shqetësimin e opozitës e mbështetën edhe grupet e interesit duke u shprehur se po favorizohen kompanitë e huaja, ndërsa kërkuan një simetri mes kultivimit të peshkut dhe turizmit.
Muharrem Jazo, Shoqata e Akuakulturës shqiptare: Që akuakultura duhet të jetë në simetri me turizmin. Nuk mund të ketë shumë peshk dhe shumë femra kur atje është edhe turizmin.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ps-e-pd-kundershtojne-ligjin-e-akuakultures-e-rikthejne/