Ora News – PD çon në Kushtetuese Vettingun, kërkon pezullimin

2018-03-07 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kur duhet vetëm dy ditë që ligji për Rivlerësimin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve të hyjë në fuqi, demokratët i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese për pezullimin dhe shpalljen e tij si antikushtetues. Kërkesa është dorëzuar zyrtarisht nga Nënkryetari i Komisionit të Reformës në Drejtësi, Oerd Bylykbashi i cili deklaroi se mazhoranca me ligjin dhunoi dispozita kushtetuese, ndërsa akuzoi kryeministrin se po kërkon me levat dhe instrumentat e tij të shkarkojë dhe emërojë gjyqtarë dhe prokurorë.
Bylykbashi: Grupi parlamentar i Partisë Demokratike paditi sot shkeljet e Kushtetutës, që mazhoranca bëri në 30 Gusht me ligjin e Vettingut. Kjo është jo vetëm shkelje e Kushtetutës, ky është një krim kushtetues, është 100 % në kundërshtim me standardet që ka përcaktuar Komisioni i Venecias. PD dha konsensusin e plotë që korrupsioni të luftohet duke futur Vettingun në Kushtetutë, por jo, për asnjë sekondë PD nuk mund të mbështesë dhe, është e gatshme të kundërshtojë përpara kësaj Gjykate kushtetuese, shkeljet që bëri me ligjin e Vettingut, kjo mazhorancë.
Bylykbashi akuzoi Ramën se me ligjin shkeli konsensusin politik dhe vuri nën kontroll drejtësinë.
Bylykbashi: Me konsensus të plotë, Parlamenti miratoi në Kushtetutë Vettingun i cili do të luftojë korrupsionin në sistemin e drejtësisë, dhe më pas kjo do të cojë në luftën ndaj korrupsionit në qeveri. Kushtetuta për ta bërë këtë, ngriti organe të pavarura kushtetuese, e do të jenë ato sipas Kushtetutës që do të bëjnë procesin e Vettingut të gjyqtarëve. Organe të ngritura me kontributin e drejtpërdrejtë të ndihmës-sekretares së Shtetit Nuland dhe Komisioneri të BE, z.Hahn.
Me ligjin që kaloi me 30 gusht, duke shkelur Kushtetutën, Edi Rama kërkon që kontrollin e gjyqtarëve, Vetingun, ta bëjnë zyrtarët e lartë të PS, ta bëjë Alket Hyseni i cili është garanti i Kushtetutës së PS dhe e dinë shumë mirë se çfarë ndodh atje. Edi Rama do që vettingun ta bëjë Arben Seferi , zyrtar tjetër i PS-së, pra me levat dhe instrumentet e e tij, të kontrollojë gjyqtarët të vendosë kush gjyqtar dhe prokuror të iki dhe më pas të caktojë ai gjyqtarët dhe prokurorët që do të hetojnë këtë kryeministër të korruptuar, për korrupsion.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/bylykbashi-rama-krim-kushtetues-me-vettingun-pd-se-pranon/

Free Traffic Exchange