Ora News – Rama: Rishikimi për rrugën “Qafë Plloçë-Qukës” i domosdoshëm

2018-03-07 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryemisnitri Edi Rama i shoqëruar nga zv/kryeministri Niko Peleshi kanë inspektuar punimet në rrugën Qafë Plloçë-Qukës, një nga akset e rëndësishme nacionale dhe pjesë e Korridorit rrugor 8. Projekti për këtë segment rrugor është rishikuar si shkak i disa problematikave të hasura gjatë zbatimit. Kryeministri Ed Rama, atakoi qeverinë e mëprashme duke theksuar se ky nuk është rasti i parë që projektet kanë mangësi të theksuar gjeometrike e inxhinierike në projektim.
Rama: Rrugët e Saliut, projektet të gjitha për t?u riparë nga e para, me hata të mëdha topografike, inxhinierike. U humb kohë, por ishte e domosdoshme. Ky ndryshim projekti ka qënë i domosdoshëm, sepse po ta kishim vazhduar me projektin që trashëguam, do ishim në një situate edhe më katastrofike se ajo me rrugën Tirane-Elbasan, që pati gjithë atë rrëshqitje dramatike dhe faktikisht nuk do e kishin përfunduar tamam, do kishin ngecur në gremine,?
Kryeministri kërkoi nga firma kontarktuale ritem maksimal pa cënuar cilësinë. Aksi Qafë Plloçë-Qukës prej 15.8 kilometrash përfshin përveç tunelit të parë prej 700 metrash, edhe ndërtimin e një tuneli të dytë 300 metra dhe dy ura. Gjatë vizitës në qarkun e Korçës kryeministri Edi Rama zhvilloi një bashkëbisedim me fermerët në Dvoran të Korçës dhe në Stropckë të Pogradecit. Rama tha se me fondin e garancisë qeveria hap mundësi të reja në mbështeje të fermerëve.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/debati-per-rruget-rama-qeveria-e-meparshme-zbatoi-projekte-te-mangeta/