Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Rreth 20 fermerë në fshatin Verbaz në Patos kërkojnë vendosjen e përcjellësave për të lidhur energjinë elektrike, në zonat ku kanë ngritur serat. Fermerët thonë se për shkak të mungesës së energjisë, u del kosotoja e lartë e prodhimit, pasi operojnë me mjete me karburant. Ndërkohë OSHEE Fier sqaron se distanca ku fermerët duan të kenë energjinë, është shumë larg nga matësi i fundit dhe me ligj lejohet deri në 50 metër.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/u-mungon-energjia-ne-sera-fermeret-e-verbazit-na-vune-vetem-shtyllat/