Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Avokati i Popullit, Igli Totozani, ka siguruar personat e strehuar në ambientet e ish konviktit të Shkolles se Mesme të Hoteleri-Turizmit në Tiranë, se institucioni që ai përfaqëson nuk do të pranojë asnjë dëbim pa zgjidhur më parë cështjen e strehimit. Gjatë një takimi që pati me familjarët, Totozani tha se po bashkëpunohet edhe me institucione të tjera për zbatimin e kritereve dhe standardeve ndërkombëtare.
Totozani: ?Po monitorojmë në mënyrë të vazhdueshme situatën. Ka pasur ankesë nga një grup prej 23 familjesh me jetimë pranë institucionit të Avokatit të Popullit, si dhe një sinjalizim nga ana e shoqërisë civile. Vlerësoj faktin që shoqëria civile, të cilën ne e kemi partner ka ardhur menjëherë për të shqyrtuar problematikat që ju shqetësojnë. Ne do të monitorojmë hap pas hapi, së bashku me shoqërinë civile, besoj, të gjithë procedurat që do të ndiqen ndaj jush. Është legjitime që shkolla të rikonstruktohet dhe të shndërrohet në funksionin e saj primar dhe ju të jetoni në kushte të tjera, por asnjë dëbim nuk duhet bërë pa u zbatuar kriteret dhe standardet ndërkombëtare në rastin e dëbimeve. Aktorët duhet të gjejnë zgjidhje dhe të zbatojnë procedurat ligjore përkatëse dhe standardet ndërkombëtare, që këtu çdo lëvizje e qyterarëve të kryhet duke siguruar më përpara një strehim të përshtatshëm dhe dinjitoz?.
Totozani parlajmëroi se nuk do të pranojë asnjë zgjidhje në dëm të familjarëve të prekur.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/totozani-levizja-e-qytetareve-pasi-te-garantohet-nje-strehim-dinjitoz/