Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë, Romana Vlahutin, duke folur në një seminar për parandalimin e radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, tha se shtetet europiane duhet të punojnë më shumë në identifikimin e faktorëve të këtij fenomeni, por edhe në hartimin e politikave parandaluese.
Vlahutin: Ne jemi duke i ndihmuar shtetet kandidate që të përgatiten për integrimin e plotë në union. Megjithatë ka ende shumë punë në identifimin e faktorëve të këtij fenomeni, por edhe në hartimin e politikave parandaluese. Në objektivin e parësor të BE, synimi ynë është se si të përmirësojmë jetën e qytetarëve tanë, ta bëjmë më të sigurt, duke parandaluar fenomene si ekstremizmi i dhunshëm. BE ka akorduar rreth 600 mijë euro fonde për organizatat sociale dhe për punojësit me të mirë, si ndihmë për komunitetin në Shqipëri.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/parandalimi-i-ekstemizmit-vlahutin-be-ndihme-vendeve-kandidate/