Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Deputeti i Partisë Socialiste, Besnik Bare thotë se ndjeshmëria e qytetarëve për mbetjet është e natyrshme, duke theksuar se flet për ata që nuk janë manipuluar.
Gjatë një interviste në studion e lajmeve në Ora News, deputeti thotë se ligji ka ndryshime thelbësore nga ai i mëparshëm i miratuar nga Partia Demokratike në vitin 2011, duke theksuar se me ligjin e ri janë hequr disa nene, të cilat lejonin importin e mbetjeve për djegie. Bare thotë se çështja është instrumentalizuar nga ata që sipas tij, nuk kanë lexuar ligjin dhe që tentojnë të manipulojnë edhe të tjerët.
Bare: Fjala ime është për atë kategori njerëzish që nuk janë të manipuluar dhe që duan të dëgjojnë, që ende nuk kanë kuptuar se ku ndryshon qëndrimi ynë i sotëm me atë të mëparshëm. Sigurisht që ka njerëz që nuk duan të dëgjojnë. Ligji ka ndryshuar në mënyrë thelbësore. Ata thotë se pse ju në 2011-n nuk e votuat ligjin dhe sot e votoni? Biles këtë e thonë edhe kolegë brenda nesh. Thonë që ligji është i njëjtë.
Në fakt nuk është i njëjtë. Media duhet t?i referohet prononcimeve tona që kemi bërë në 2011-n. Konkretisht në fjalën time i jam referuar nenit 22, nenit 49 dhe 48. Ne kërkonim që të ndryshonim këto nene, të cilat kërkonin të legalizonin, pra qeveria kufizon importin për qëllime djegieje.
Për këtë arsye, ne e zhdukëm dhe e hoqëm dhe nuk thonë se është hequr një nen që lejonte importimin e mbetjeve në Shqipëri për qëllime djegieje. Neni 22 është fshirë. Kemi kaluar tek neni 48, ku thuhet: Në Republikën e Shqipërisë nuk lejohet importimi i mbetjeve jo të rrezikshme për qëllime asgjësimi, depozitimi, apo djegieje.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/bare-sqaron-te-pa-manipuluarit-ndalim-importin-e-mbetjeve-per-djegie/