Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Policia financiare e qytetit të Riminit ka shkatërruar një organizatë kriminale trafikantësh droge e përbërë nga shtetas italianë, shqiptarë e rumunë.
Operacioni i koduar ?100%? ka nisur hetimet më gusht të vitit 2013 e ka çuar në sekuestrimin e 10 kg kokainë, 90 kg heroinë e 2 tonë hashash. 16 persona janë arrestuar e disa të tjerë janë vënë nën hetim
Droga trafikohej me anë të mjeteve lundruese përmes detit. Anëtarët e bandës komunikonin mes tyre me një gjuhë të koduar.
Qysh në orët e para të mëngjesit të sotëm në të gjithë territorin italian po ekzekutohen urdhëra arrestimi e masa ndaluese ndaj personave anëtarë e bashkëpunëtorë me këtë organizatë kriminale.
Policia financiare e Riminit informon se deri më tani, anëtarëve të kësaj organizate kriminale i janë sekuesstruar asete në vlerë 5 milionë euro.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/bari-sekuestrohen-90-kg-heroine-arrestohen-dhe-shqiptare/