Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Christopher Hill, ambasadori i parë amerikanë në vendin tonë pas komunizmit është nderuar me titullin ?Doctor Honoris Causa? nga Universiteti Evropian i Tiranës.
Motivacioni i këtij titulli të lartë akademikë është kontributi ka që ka dhënë diplomati amerikan si një negociator i paqes në Ballkan dhe si një mik i shqiptarëve të sapo dalë nga regjimi të egër komunist.
Ambasadori që aktualisht i është përkushtuar akademisë në Amerikë, e kujton kështu Shqipërinë e pas viteve 90.
Hill: Më pëlqen që Shqipëria po shkon në udhën e duhur. Vendi doli nga dekadat e tmerrshme komuniste. Ishit në konkurrencë me Korenë e Veriut se kush kishte përjetuar diktaturën me të ashpër komuniste dhe e di që këto 25 vite nuk kanë qenë të lehta por pashë përparimin që është bërë.
Nuk hezitoi të përcillte një mesazhe paqeje e bashkimi për të ecur drejt aspiratës integrues në BE.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/nderohet-ambasadori-amerikan-hill/