Ora News – Vizita e parë si President në Tiranë, Thaçi takon krerët e shtetit

2018-03-07 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në vizitën e parë zyrtare në Tiranë si president i Kosovës, Hashim Thaçi zhvilloi sot takime në krerët e politikës në vend. Fillimisht, Thaçi u prit në presidencë nga kreu i shtetit, Bujar Nishani, ku pas një takimi kokë më kokë, dy homologët folën edhe për mediat. Rëndësia e dialogut Serbi-Kosovë, çështja e demarkacionit, rruga euroatlantike e Kosovës, si edhe bashkëpunimi ekonomik mes dy vendeve ishin në fokus të bisedës së zhvilluar mes presidentëve shqiptarë të Kosovës dhe Shqipërisë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ndodhet për një vizitë dy ditore në Shqipëri, e para si Kryetar Shteti. Thaçi u prit fillimisht nga homologu i tij Nishani në një ceremoni shtetërore në Presidencë.
Pas takimit, dy Presidentët patën një konferencë të përbashkët për mediat, ku prekën disa nga çështjet kryesore të dy vendeve.
Presidenti Nishani e vuri theksin tek dialogu Serbi-Kosovë, pasi avancimi i bisedimeve, sipas tij, sjell stabilitet në rajon.
Bujar Nishani: Ritheksova mbështetjen e vazhdueshme për dialogun Serbi-Kosovë dhe shpreha besimin se avancimi i mëtejshëm, dhe respektimi i marrëveshjeve të arritura do të ndikojë në normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve por dhe për stabilitetin dhe paqen në rajon
Ndërsa presidenti Hashim Thaçi tha se Kosova është duke përparuar në rrugën euroatlantike dhe shprehu bindjen së çështja e Demarkacionit, që e cilësoi një cështje të debatit politik, nuk do të bëhët pengesë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/president...