Ora News – Të dielën zhvillohet “Maratona 2016”, ja plani i lëvizjes për automjetet

2018-03-07 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

E diela e 9 tetorit do të sjellë në Kryeqytet ?Gjysmë Maratonën e Tiranës?, garën sportive që synon të kthehet në traditë por edhe për të inkurajuar jetën e shëndetshme përmes sportit. Maratona e organizuar nga bashkia Tiranë dhe Federata e Atletikës, do të kete tre intinerare me distancë të përcaktuar 1 km, 2 km, 10 km dhe gjysëm maratonën ku mund të marrë pjesë çdo shtetas mbi 18 vjeç.
Regjistrimet për ?Gjysëm Maratonën e Tiranës? kanë nisur pranë stendave të ngritura enkas nga 300 vullnetarë por edhe online në website www.maratonaetiranës.al , ndërsa deri tani kanë konfirmuar 850 pjesëmarrës.
Realizimi i kësaj maratone sportive do të sjellë bllokimin dhe kufizimin e disa akseve kryesore nga Rruga e Durrësit, në Sheshin te Zogu i Zi, Rr. Dritan Hoxha, Sheshi ?Shqiponja?, Rr. 29 Nëntori, deri te mbi kalimi i Rinasit. Ndërsa linjat urbane që kalojnë në këto akse do të ndërpresin aktivitetin dëri në orën 14:00.
Në Maratonën e Tiranës (nisja bëhet përpara Muzeut Kombëtar) do të marrin pjesë 4 kategori:
Fun Run ? 1km, për nxënësit e shkollave të mesme;
Hand Bike ? 2 km, për personat paraplegjikë;
Run (femër/mashkull) 10 km, çdo qytetar shqiptar apo i huaj;
Half Marathon (femër/mashkull) 21 km, çdo qytetar shqiptar apo i huaj.
Kjo maratonë është një mundësi e mirë argëtimi dhe ushtrimi të aktivitetit sportiv në qytet, si dhe ndihmon për ta kthyer fokusin në aktivitete me bazë angazhimin fizik.
Ndërkohë më poshtë plani i lëvizjes së automjeteve gjatë kohës që do të zhvillohet Maratona e Tiranës.
1.Qarkullimi i automjeteve gjatë zhvillimit të ?Maratona e Tiranës 2016?, me itenerar fillimi dhe mbarimi kryqëzimi i rrugës së Durrësit me rr. ?Dedë Gjo Luli?, duke vazhduar përgjatë rrugës së Durrësit ? rr. Dritan Hoxha ? rr. 29 Nëntori ? deri në mbikalimin e ?Rinasit?, do të bëhet i kufizuar si më poshtë:
2.Ndalohet qarkullimi në rrugën ?Dedë Gjo Luli?
-Në kryqëzimin e bulevardit ?Zogu I? (sipas sensit veri-jug) me rrugën ?Fortuzi?, drejtim i detyruar djathtas.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/te-dielen-zhvillohet-maratona-2016-ja-plani-i-levizjes-per-automjetet/