Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryetari i Komsionit Parlamentar për Reformën në Drejtësi Fatmri Xhafaj, pas përmbylljes së paketës emergjente me 7 ligje, informoi se puna për paktën e dyte të perberë nga rreth 40 ligje dhe që përmbyll kuadrin e gjithë refomës është drejt përfundimit. Deklaratat e Xhafës erdhen pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ku u diskutun 7 ligjet emergjente që pritet të miratohet ne sencën parlamentare të së enjtes.
Grupi parlmentarë i Partisë Socialiste ka diskutuar për 7 ligjet që përbëjnë paketën emergjente të reformës në drejtësi, dhe që pritet të miratohet në seancën parlamentare të 6 tetorit. Kryetari i Komisionit të Reformës në Drejtësi, Fatmir Xhafaj, tha se ka informuar me detaje koleget socialistë, për gjithë procesin legjislativ të kësaj pakete, ndërsa informoi se është drejt fundit puna për paketën e dyte me rreth 40 ligje që përmbyll gjithë kuadrin reformues të drejtësisë.
Xhafaj: Mora mbështetje të pakufizuar për reformën në drejtësi. Në grup dhashë sqarime për ligjet që do kalojnë të enjten në Kuvend. Grupi i PS pyetje legjitime e me shqetësimin që të zbatohet sa më shpejt. Pas miratimit në Kuvend nis puna për ngritjen e institucioneve të reja. Paketa tjetër e ligjeve pothuajse ka përfunduar.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/mblidhet-grupi-i-ps-ne-fokus-diskutimi-i-ligjeve-te-reformes-ne-drejtesi/