Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në Shqipëri ka 35 mijë të pastrehë. Shifra është publikuar nga Ministria e Zhvillimit Urban dhe është identifikuar përmes strategjisë së veprimit social 2015-2025.
Zv/Ministri i Zhvillimit Urban, Alfred Dalipi, tha se identifikimi i të pastrehëvë ka qenë një ndër pritoritetet e Ministrisë, pasi i hap rrugën adresimit të problemit drejt zgjidhjes.
Alfred Dalipi: Vendi ynë Shqipëria, ka një strategji për fushën e strehimit social dhe plan veprimi të miratuar me të gjitha kostot. Ne patëm një partner që ishte Organizata e Kombeve të Bashkuara, për të siguruar një database ku evidentohen të gjithë të pastrehët. Sot Shqipëria numëron 35.000 të tillë.
Strategjia e veprimit social, u prezantua gjatë konferencës ndërkombëtare ?Strehimi për të gjithë?, ku i pranishëm ishte edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Ai njoftoi edhe planin e ri të Bashkisë, që do të jetë një forme e re partneriteti Privat-Publik me ndërtuesit, për t?ju ofruar bonuse nëse ndërtojnë banesa sociale për të pastrehët.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/database-per-te-pastrehet-35-mije-ne-gjithe-shqiperine/