Ora News – Të ardhurat, Çuçi: Ka pasur mosrealizim, por në disa bashki ka rritje

2018-03-07 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministri i Pushtetit Vendor Bledi Çuçi pranon që ka pasur mosrealizim të të ardhurave në buxhet për shkak të uljes së arkëtimeve nga bashkitë por shprehet se faktorët mund të analizohen vetëm në mbyllje të vitit fiskal. Por pavarësisht peshës që mbajnë vendorët në mos realizim në këto tetë muaj ministri Çuçi deklaron se ka pasur përmirësim të situatës.Ndërkohë në lidhje me djegien e mbetjeve në disa bashki ministri për Çështje Vendore premton disiplinim.
Buxheti i shtetit ka mbledhur më pak të ardhura se plani si pasojë e performancës së dobët të pushtetit vendor në 8 muajt e parë të 2016.
Ky fakt është pranuar edhe nga ministri për Çështje Vendore Bledi Çuçi, i cili ka deklaruar se për të analizuar faktorët realë duhet që të mbyllet viti fiskal.Taksa e pasurisë është një prej zërave më problematikë përsa i përket mbledhjes së të ardhurave. Në 8 muajt e parë të këtij viti pushteti vendor ka krijuar gropën më të madhe të mosrealizimit në buxhet i cili arriti në 4.5 miliard lekë.
Çuçi: Është shpejt për të folur sepse viti fiskal ka edhe tre muaj të rëndësishëm përsa i përket kësaj gjëje, sepse janë edhe tre muaj. Kështu që kjo është një gjë që ta diskutojmë në fund të vitit që të shofim sesi ka rezultuar performance fiskale. Megjithatë sigurisht që ne në këtë vit po bëjmë edhe ligjin e financave vendore që në një farë mënyrë do të disiplinojë edhe më shumë, do të japi diskrecione edhe më tepër bashkive në mbledhjen e të ardhurave.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/te-ardhurat-nga-vendoret-cuci-ka-pasur-mosrealizim-por-ne-disa-bashki-ka-rritje/

Free Traffic Exchange