Ora News – Veliaj përuron rrugën e “Kosovarëve”: Fund sagës 5-vjeçare

2018-03-07 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Bashkia e Tiranës i ka dhënë fund pritjeve disa vjeçare të banorëve të zonës duke mundur që brenda pak muajve të bëjë realitet ndërtimin e rrugës së ?Kosovarëve?, e cila lidh Parkun e Liqenit me ?Komunëne Parisit?. Rruga e re ofron standardet më të mira qoftë në përmasa, ashtu edhe në elementë të tjerë, duke ofruar korsi për biçikletat dhe vrapuesit. Të pranishëm në hapjen e rrugës për makinat dhe këmbësorët ishin kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dhe deputeti i PS, Pandeli Majko, të cilët vlerësuan kohën e shkurtër për ndërtimin e rrugës.
?Kjo rrugë është përuruar disa herë edhe nga bashkia e mëparshme. Por, me administratën e re gjërat i bëjmë vetëm një herë. Saga 5-vjeçare e kësaj rruge merr fund këtu. Rruga e Kosovarëve, emri i dhënë në kujtim të atyre ditëve të dhimbshme të viteve ?98-?99gjatë kohës së krizës në Kosovë, u kthye mandej në një luftë tipike urbane brenda nesh, ku nuk i japim dot zgjidhje disa gjërave që në fakt qyteti i meritonte shumë kohë më parë?, u shpreh kryebashkiaku Veliaj. Ai shtoi se kjo rrugë i ka dhënë mundësi kësaj lagje që të urbanizohet plotësisht dhe të rrisë vlerën e pronave përreth.
?Njësia 5 sot është si dita me natën nga ç?ka qenë më parë, qoftë me pastrimin, shkollat, këndete lodrave, çerdhet dhe kopshtet. Më vjen mirë që pas gjithë këtyre investimeve cilësore dhe një infrastrukturë e denjë, siç është kjo që lidh Digën e Liqenit me Komunën e Parisit, shkurton kohë për njerëzit që duan të përdorin këtë rrugë për transport. Gjithashtu, i shton jashtëzakonisht vlerën pallateve që janë në këtë zonë, pranë Liqenit, por mbi të gjitha, si çdo investim i ri bashkisë, ka një korsi të dedikuar të biçikletave, ka trotuare të bollshme, që të largohemi nga investime që bëhen sa për të kaluar radhën dhe me asfalt elektoral?, deklaroi Veliaj. Ai tha se edhe kjo rrugë, ashtu si edhe disa punë të tjera publike të Bashkisë së Tiranës, janë bërë me të ardhurat nga tarifat apo taksat.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/veliaj-peruron-rrugen-e-re-te-kosovareve-merr-fund-saga-5-vjecare/