Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Edicioni i 11-të i Festivalit Nderkombetar te Filmit përfundoi të shtunën pas 6 ditësh programacion artistik. Kalendari i shfaqjeve të filmave në këtë festival solli dhjetëra artdashës në mjediset e Akademisë Marubi.
Të shtunën u shfaqën filmat ?Një histori dashurie Siriane?, ?Xhihadi im?, ?Transit Zone?, ?Engelbecken? ?Hotel Miqesia? për të përfunduar me filmin ?Përmes syve të një fotografeje?. Dokumentari gjerman ?Engelbecken? ngjalli një serë diskutimesh në forumin e organizuar enkas pas shfaqjes së tij.
Regjisorët diskutuan mes tyre për ngjarjen e vërtetë mbi të cilën ngrihet dokumentari e që na kthen pas në kohë në Gjermaninë e viteve ?80.
Në mbremje organizatorët, artistët dhe regjisorët u mblodhën në një koktej të perbashket nën tingujt muzikorë për të ndarë së bashku këtë eksperiencë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/kultura/marubi-6-dite-programacion-artistik-45-filma-te-shfaqur/