Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kreu i Kuvendit, Ilir Meta ishte sot në zonën e Çorovodës ku ka inspektuar punimet për rikualifikimin urban të Bashkisë si dhe në përurimin e një ure të rikonstruktuar dhe disa rrugëve të ndërtuara nga projekti TAP.
Meta tha se projekti TAP ka dhënë impakt tepër të madh edhe në zonat ku ai kalon, siç është Skrapari.
Kryeparlamentari deklaroi se projekti TAP mund të realizohej edhe pa kaluar përmes Shqipërisë, duke shtuar se është bërë një përpjekje e madhe që vendi ynë të përfshihej në këtë projekt.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/meta-tap-me-i-rendesishmi-qe-nga-shpallja-e-pavaresise/