Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Nga Shishtaveci i Kukësit ku u takua me gratë dhe vajzat e zonës, Lidhja Demokratike e gruas apeloi për më shumë pjesëmarrje në vendimmarrje. Albana Vokshi u kërkoi grave dhe vajzave të zonës verilindore të vendit të jenë më aktive që të detyrojnë qeverinë të ndërmarrë politika sociale në një rajon të varfër si Kukësi.
Lidhja Demokratike e Gruas lançoi nga Shishtaveci i Kukësit, nismën ?Një axhendë për gratë? për të nxitur miratimin e ligjeve që ndihmojnë në përmirësimin e statusit të gruas në zonat e varfëra ndërkufitare. Kryetarja e forumit Albana Vokshi kërkoi që gratë të jenë më aktive në vendimmarrje, pasi sic tha Rilindja për të mbajtur pushtetin ka projektuar vetëm plane për drogë, dhunë e prostitucion.
Vokshi: Ky takim rajonal në Kukës me pjesëmarrjen e kolegeve nga Kosova pason forumet e LDGSH-së për të nxitur një lëvizje të re në Shqipëri: ? një axhendë për gratë? në të gjitha zonat ndërkufitare. Të jemi krah njëra ? tjetrës për të kapërcyer sfidat e mëdha në politikat vendimmarrëse dhe për të detyruar qeveritë e vendeve tona të rrespektojnë të drejtat ekonomike dhe politike të grave. Shqipëria sot është në një kaos të identitetit shtetëror, të shkaktuar qëllimisht për interesa korruptive. Ndërsa ia arriti të zbatojë ligjet e varfërisë, duke burgosur njerëz për drita dhe bukë, Rilindja ka projektuar një plan të rrezikshëm për të mbajtur pushtetin: Dhunë, prostitucion dhe drogë ! Kukësi është rajoni më i varfër në Shqipëri me numrin më të lartë të papunësisë. Qeveria nuk jep fonde për Bashkitë që i ka humbur me votë ! Ky diskriminim politik po shkatërron ekonomitë familjare dhe po varfëron më shumë gruan.Fëmijët tanë po detyrohen të emigrojnë dhe ne si nëna duhet të ndalim këtë shpërthim dhune që shtyn të madh e të vogël të braktisë vendin. Në një botim historik flitet edhe për ?gurin e lotit?, I njohur ndryshe edhe si Guri i Mëngjesit, vendi që shërbente për përcjelljen në kurbet të djemve nga Shishtaveci. ?
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/kukes-albana-vokshi-te-jemi-me-aktive-ne-vendimmarrje/