Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një trashëgimi e pasur shpirtërore e ruajtur ndër breza, po risillet magjishëm vit pas viti me Ahengun Shkodran. Për të katërtin vit radhazi në një prej oborreve karakteristike të Shkodres, erdhen magjishëm nën interpretimin e zerave te rinj, këto perla të këngës me të cilat ky qytet ka vendosur një gur themeli të fortë në muziken qytetare.
Organizatorët synojnë ta ruajnë këtë traditë, por edhe ta kultvojnë tek të rinjtë të cilët do të jenë pasuesit e këngës së bukur Shkodrane.
Bardhyl Hysa, udheheqes artistik thotë se në 22 këngë të repertorit të këtij aktiviteti të rinjtë dinin vetëm 1-2 këngë. Kjo është pasuri dhe emocion.
Ata që për vite me radhë i kënduan këto këngë dhe i përcollen tek brezi i ri, në këtë mbrëmje ishin spektatorë për të shijuar zërat e rinj të skenës.
Shkodra di të flasë me gjuhën e artit dhe kulturës dhe pas ahengut, do të sjellim në muajin nëntor festivalin e këngës qytetare me interpretime të reja, duke rikthyer një traditë që na ka munguar tha kryebashkiakja Ademi.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/kultura/ahengu-shkodran-trashegohet-brez-pas-brezi/