Ora News – Rivitalizmi i pazarit të ri, Veliaj: Projekt ikonë, hapësira për qytetarët

2018-03-07 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryebashkiaku Erjon Veliaj dhe i Bordit Drejtues të Fondit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, Michael Granoff, inspektuan punimet për rivitalizimin e Pazarit të ri. Veliaj tha se e cilësoi ndërhyrjen një projekt ikonë që do të të krijojë hapësira jo vetëm për tregti, por edhe për qytetarët. Ndërsa Drejtori i Bordit Drejtues të Fondit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, e vlerësoi projektin ambicioz që duhet të fillojë të transformojë gjithë qytetarin.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe Drejtori i Bordit Drejtues të Fondit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, Michael Granoff, kan parë nga afër punimet që po kryhen për realizimin e projektit të Pazarit të Ri, i cili synon rijetëzimin e gjithë zonës përreth.
Teksa vlerësoi ecurinë e punimeve, Veliaj theksoi se ky projekt do t?i japë Tiranës një tjetër hapësirë të denjë, si për ata që do bëjnë tregti, ashtu edhe për qytetarët
Veliaj: Deri në pranverë do të kemi mbaruar fasadat për të krijuar një model se çfarë do të jetë Tirana e së ardhmes, një hapësirë komunitare, ku edhe pse jemi shumë veta na duhet ta ndajmë atë territor bashkë, një hapësirë ku kujdesemi sepse çdo kujdes ndaj pronës publike është në thelb një rritje e vlerës së pronës private.
Kryebashkiaku Veliaj bëri të ditur se sëbashku me Fondin Amerikano-Shqiptar po punohet për të zbatuar në këtë pazar edhe një mënyrë të re menaxhimi, e njohur edhe në vendet e tjera të botës.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rivitalizmi-i-pazarit-te-ri-veliaj-projekt-ikone-hapesira-per-qytetaret/