Ora News –Mat, kapen mbi 3 ton kanabis, Prokuroria: Pronarët policë. Policia e mohon

2018-03-07 6

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

3 ton e 52 kg lëndë narkotike kanabis është sekuestruar dje në Mat nga policia.Lënda narkotike është gjetur në një përrua në fshatin Rremull, në një hangar.
Operacioni është kryer dje, por policia e beri publike vetëm sot, ndoshta për shkak të hetimit.Në operacionin tre ditor antidrogë është angazhuar policia e Matit dhe efektivë të FNSH-së.
Policia informon: ?Gjatë kontrollit në fshatin Rremull në afërsi të banesës së shtetasit Shpëtim Lika në përrua është gjetur një hangar i ndërtuar me shtylla druri ku brenda tij kishte të varura për tu tharë një sasi degësh të dyshuara si degë bime Cannabis Sativa, si dhe 100 metra më lart tek një banesë e pa banuar që administrohej nga shtetasi Shpëtim Lika u gjet dhe një sasi tjetër degësh bimë narkotike që ishte vendosur për tu tharë.Menjëherë është njoftuar Prokurori ku në prezencë të tij u peshua kjo sasia e bimëve qe ishte në hangarë dhe në banesën e pa banuar ku rezultoi se pesha ishte gjithsej 3052 ( tre mijë e pesëdhjetë e dy ) kg?.
Bima ishte në proces tharje gjysëm e thatë.
Nga veprimet hetimore të kryera deri tani nga policia del se autori i dyshuar i kësaj bime narkotike është shtetasi Shpëtim Lika, 45 vjeç, lindur e banues në fshatin Rremull Njësia Administrative Rukaj Bashkia Mat, i cili është shpallur në kërkim.
Policia e Shtetit sqaron se operacioni është zhvilluar nga Policia dhe bazuar në informacionin policor të grumbulluar nga vetë Policia.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/sekuestrohen-3-ton-e-132-kg-kanabis-ne-nje-magazine/