Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Komisioni për Mbrojtjen e të Dhënave Personale kërkon nga media respektimin e etikës në publikimin e informacioneve për të mos publikuar të informacioni apo detaje të miturve si viktima të abuzimit. Ky shqetësimi është ngritur edhe nga Bashkimi Europian përmes progres-raporteve dhe në vendin tonë po shënohen ankesat e para për shkelje të privatësisë. Komisioneri, Besnik Dervishi, kërkon të bëhet kujdes edhe për çështjet që janë nën hetim, ku detajet e publikuara për persona të përfshirë në këto ngjarje nuk e ndihmojnë këtë proçes.
Në zyrën e Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale kanë mbërritur disa ankesa nga individë dhe ogranizata që mbrojnë të drejtat e fëmijëve për shkelje të privatësisë përmes publikimit të të dhënave për të miturit si viktima të dhunës dhe abuzimit.
Komisioneri,Besnik Dervishi, tha se ky shqetësimi është ngritur dhe nga BE, në progres raportet e fundit për Shqipërinë.
Dervishi: Në zyrën e Komisionerit kanë ardhur ankesa, nuk janë të shumta por kanë ardhur ankesa të cilat janë trajtuar dhe Komisioneri ka dalë me vendimarrjen e duhur. Duhet thënë nga ana tjetër se edhe mediat, është konstatuar një bashkëpunim i plotë dhe në raste të urdhërimit të Komisionerit për heqjen ose fshirjen e të dhënave që dëmtojnë të miturit ose çdo individ tjetër është vepruar menjëherë. Ku ka vënë dhe theksin progres-raporti i BE, në rastin e shtresave në nevojë dhe të të miturve.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/dervishi-shkelet-etika-ne-media-jo-te-dhena-per-te-miturit/