Ora News – Zgjidhet problemi i energjisë për zonën e Spitallës dhe ish-Kënetës

2018-03-07 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

OSHEE ka finalizuar një projekt më rëndësi për 20 mijë banorë të zonës së Spitallës dhe ish-Kënetës në Durrës. Falë investimit 1.5 milionë euro, ka përfunduar ndërtimi i 5 fidrave të rinj që dalin nga N/stacioni i Spitallës dhe lidhen në formë unaze me fidrat e N/Stacionit të Shkozetit. Me këtë investim reduktohen ndjeshëm humbjet dhe menaxhohet më mirë ngarkesa në rrjet.
Mbi 20 mijë banorë në zonën e Spitallës dhe ish-Kënetës në Durrës nuk do të vuajnë më mungesën e energjisë elektrike.
Garancia vjen nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, i cili ka përfunduar investimin për ndërtimin e 5 fidrave të rinj me dalje nga nënstacioni i Spitallës.
Administratori i OSHEE-së, Adrian Çela, tha se me këtë investim reduktohen ndjeshëm humbjet dhe menaxhohet më mirë ngarkesa në rrjet.
Adrian Çela: Me këto fidera dhe me sistemin unazë që lidhen me nënstacionin e Shkozetit, qyteti i Durrësit do të ketë të garantuar cilësinë e furnizimit tashmë, do të ketë të garantuar numrin e difekteve që minimizohen.
Për të përmirësuar furnizmin me energji elektrike, kryesisht në zonat turistike të Durrësit dhe Kavajës, kreu i OSHEE-së tha se po kryhen investime në ndërtimin e nënstacioneve të reja.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/zgjidhet-problemi-i-energjise-per-zonen-e-spitalles-dhe-ish-kenetes/

Free Traffic Exchange