Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
PD informoi sot se ka bërë gati padinë dhe ka mbledhur firmat për të ankimuar në Gjykatë Kushtetuese, ligjin për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve, i cili hyn në fuqi me 8 tetor.
Dritan Shano, koordinator kombëtar i PD nuk e cilëson të vonuar këtë hap të demokratëve, pasi sipas tij me rëndësi është që në fund shqiptarët të kenë një drejtësi të drejtë.
Shano: PD reformën në drejtësi e quan si një nga gjërat më serioze dhe kardinale sepse përmes saj garantohet bashkëjetesa dhe drejtësia në këtë vend. Për këtë arsye investimi i PD ka qenë madhor gjatë këtij viti. PD u përfol në të gjithë cepat e mundshëm dhe qëndroi përsëri në këmbë tek ai cepi i ringut ku e kishin futur të gjithë. Më në fund arriti qëllimin e saj.Drafti i propozuar fillimisht nga kryeministri Rama nuk kaloi në parlament.Në parlament u votua me 140 vota drafti i pregatitur, i nxitur dhe i përmirësuar nga PD.Ndihemi ndershmërisht fitues kur ajo reformë u votua. Me të njëjtin dedikim me të njëjtin shpirt i drejtohemi miratimit të gjitha ligjeve, nënligjeve dhe akteve nënligjore që nevojiten për të plotësuar dhe bërë funksionale reformën në terësi. Me këtë lloj qasje dhe synimi i drejtohemi edhe miratimit të gjithë legjislacionit të lidhur me vettingun. Pavarësisht kohëve, tetor, nëntor, dhjetor. Të marrë kohën që duhet por ama të ?gatuajmë? një drejtësi të drejtë.
Në intervistën e lajmeve të orës 20:00 në Ora Neës, Shaho foli dhe për nismën e PD për referendum për ligjin e mbetjeve.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/shano-duhet-te-gatuajme-nje-drejtesi-te-drejte-sado-te-marre-kohe/