Ora News – Në fshatin Fushë Thanë, pas 16 vitesh rikthehet energjia elektrike

2018-03-07 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një tjetër fshat në qarkun e Dibrës furnizohet me energji elektrike pas 16 vitesh mungesë.
Pas fshatrave Gjinovec dhe Val në Bulqizë, kësaj here është fshati Fushë-Thanë në njësinë administrative Komsi në Bashkinë e Matit që i rikthehet energjia pas më shumë se një dekadë e gjysëm.
Në këtë fshat para vitit 1990 kanë qenë 25 familje.
Gjatë trazirave të vitit ?97, këtij fshati iu vodhën telat e transmetimit të energjisë elektrike, duke bërë që shumë banorë të largoheshin, e të tjerët që qëndruan mbetën në errësirë të plotë.
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka investuar për këtë fshat, duke shtruar 3.6 kilometra linjë të tensionit të mesëm dhe të ulët me një vlerë prej 8.5 milion lekë të rinj.
Një banor i këtij fshati pas rikthimit të energjisë elektrike, thotë se edhe ata që kanë ikur do të rikthehen, pasi mungesa e energjisë ka qenë arsyseja e vetme që banorët kanë braktisur fshatin.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ne-fshatin-fushe-thane-pas-16-vitesh-rikthehet-energjia-elektrike/