Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Monodrama ?Rrno për me tregue? e At Zef Pllumit, do të përcillet nga aktori Arben Derhemi në altarin e Kishës Katolike në Tiranë, të premten. Vepra synon të nderojë sakrificën e klerit katolik i përndjekur, torturuar, vrarë dhe burgosur në kohën e regjimit komunist, pas prishjes së kishave dhe xhamive në vitin 1957. Aktiviteti i paraprin ceremonisë së 5 nëntorit, ku pritet lumturimi i 38 priftërinjve që u vranë nën diktaturën afro 50 vjeçare.
Mesazhi aktual ?Njerëzit duhet të gjejnë komunikimin? vjen si një këmbanë nga katedralja katolike përmes veprës ?Rrno për me tregue? të At Zef Pllumit.
Altari i katedrales së Shën Palit në Tiranë, do të shndërrohet në skenë të premten në orën 19:00, ku do të ngjitet monodrama ?Rrno për me tregue?, si një thirrje për reflektim mbi të kaluarën e jetuar në burgjet e diktaturës jo vetëm nga autori, por edhe mjaft klerikë të tjerë shqiptarë.
Imzot George Frendo, përmendi një pjesë të fjalimit të ish-diktatorit Enver Hoxha, mbi urrejtjen për kishën katolike dhe klerikët, vepra dhe vuajtjet e të cilëve, tha ai, duhen nderuar në altar.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/kultura/rrno-per-me-tregue-shkon-ne-altarin-e-kishes-katolike/