Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Mbi 800 nxënës që mësojnë në shkollën 9 vjeçare publike ?at Zef Pllumi? përballen çdo ditë më rrezikun e aksidenteve për shkak të mungesës së infrastrukturës së nevojshme që të çon në dyert e këtij institucioni të dijes.
Ky aks, jo më shumë se 300 m, shënon trafik të rënduar sidomos në orët e para të mëngjesit, ku prindërit shoqërojnë fëmijët e tyre në shkolla, apo banorët e zonës së ?Komunës së Parisit? nxitojnë në angazhimet e tyre të ditës.
Rrugë është e ngushtë dhe me dy sense lëvizje, nuk ka trotuar, semaforë dhe sinjalistikë hortizontale e vertikale.
Fëmijët janë të detyruar të kalojnë mes automjeteve gjatë hyrjes dhe daljes nga shkolla.
Fëmijë: Për shkak të trafikut ne e kemi të vështirë të kalojmë nga një trotuar në tjetrin.
-Duhet të ishte një semafor dhe tabela.
Dy efektivë të policisë ishin në dispozicion të lehtësimit të trafikut.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/mbi-800-nxenes-te-at-zef-pllumi-perballen-me-rrezikun-e-aksidenteve/