Ora News – Premtimi i Ramës: Në qershor s’do ketë më parcela që vuajnë për ujë

2018-03-07 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

I vetëdijshëm për problemet dhe varfërinë që ekziston në fshat edhe pas tre viteve qeverisje, kryeministri Edi Rama u premtoi fermerëve të zonës së Divjakës në qershor të vitit 2017 nuk do të ketë më parcela që do të vuajnë mungesën e vaditjes me ujë.
Rama: Këtu në Divjakë, ne do të fillojmë përpara dhjetorit, investimin e parë modern në të gjithë territorin bujqësor shqiptar me një sistem ujitje hidraulik të mbuluar, ku administrimi i ujit për vaditje do të bëhet me çelës, në mënyrë që të mos ndodhë që të duhet apo jo, uji rrjedh dhe kur më vonë ke një nevojë më shumë për ujë, nuk ke aq sa duhet. Një administrim modern, siç e ka bota normale.Pjesa kryesore e investimit do të shtrihet në Bashkinë e Divjakës dhe pjesa tjetër do të shtrihet më tutje në këtë zonë. Praktikisht është një investim që pothuajse 100% mbulon gjithë rrethin e Lushnjës.Në qershor të vitit 2017, nuk do ketë më asnjë parcelë tokë buke që do thotë, ?nuk të jap dot gjë se ujë nuk kam?.
Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, foli për 61 eksavatorë të rinj që Qeveria do të sigurojë për të ndihmuar në hapjen e kanaleve vaditëse në fshat.
Panariti: Së shpejti Qeveria shqiptare do të vërë në dispozicionin tuaj 61 eskavatorë që do t?u shërbejnë Bashkive për të kryer me shpejtësi dhe me cilësi punimet në nivel të kanaleve të dyta dhe të treta.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/premtimi-i-rames-ne-qershor-sdo-kete-me-parcela-qe-vuajne-per-uje/

Free Traffic Exchange