Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Fëmijët e familjeve në nevojë do të kenë kuota të rezervura në kopshtet publike.Ky premtim është bërë nga kryebashkiaku, Erjon Veliaj, i cili ka inspektuar përfundimin e punimeve të kopshtit ?Bob Ndërtuesi? në Njësinë 8. Kryetari i Bashkisë së Tiranës deklaroi se brenda javës do të përfundojë rikonstruksioni i të gjitha kopshteve në Tiranë.
Pavarësisht kërkesave të larta për kopshtet publike, kryebashkiaku Erjon Veliaj premtoi se do të ketë vende të rezervuara për familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike apo kanë persona me aftësi të kufizuara.
Kjo deklaratë e Veliaj u bë gjatë inspektimit të përfundimit të punimeve në kopshtin ?Bob Ndërtuesi?.
Veliaj: ?Do të kemi një sistem kuotash të rezervuara, sidomos për fëmijët që vijnë nga familje me ndihmë ekonomike, në nevojë, që kanë persona me aftësi të kufizuar, për t?u siguruar që edhe kopshti është një mikro-qytet ku përfaqësohen të gjithë, sidomos ata që janë nevojtarë. Tani që reputacioni i kopshteve publike është rritur, statistikisht kemi 11 aplikime për çdo vend që kemi në kopësht?.
Veliaj premtoi se brenda javës do të përfundojnë punimet në të gjitha kopshtet e kryeqytetit.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/kuota-te-rezervuara-ne-kopshte-per-femijet-e-familjeve-ne-nevoje/