Ora News – Duma: Skandali, kompania e mbetjeve krijohet 15 ditë pas shpalljes së tenderit

2018-03-07 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Opozita zbulon arsyen e vërtet sipas saj, se pse qeveria i hapi rrugë importit të plehrave. Në një deklaratë, sekretarja e Marrëdhënieve me Publikun në PD, Grida Duma, deklaroi se akoma pa hyrë në fuqi ligji, qeveria ka dhënë koncesionin e parë për djegien e mbetjeve.
Duma: Skandali thellohet kur zbulohet se kompania që ka fituar tenderin është regjistruar për këtë shërbim 15 ditë pas shpalljes së tenderit. Më datë 13.07.2016 është hapur tenderi për dhënien me koncesion të ndërtimit dhe administrimit të impiantit të trajtimit të mbetjeve urbane të Qarkut Fier. Më datë 28.07. 2016 kompania fituese e tenderit ?Integrated Technology Services? e regjistruar për aktivitet në fushën e Teknologjisë së Informacionit papritur shton ne objektin e aktivitetit te saj edhe ndërtimin e impianteve të trajtimit të mbetjeve me djegie (Incenerator) dhe landfille për përpunimin e mbetjeve urbane dhe të rrezikshme.
Ajo sqaroi se kompania nga Fieri bashkë me një kompani italiane e specializuar për energjinë e gjelbër, ka fituar kontratën koncesionare me një afat 6 vjeçar.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/duma-skandali-kompania-e-mbetjeve-krijohet-15-dite-pas-shpalljes-se-tenderit/