Ora News – Shkodër, korrupsioni, rektori i USH: Të denoncohen rastet, ka presion ndaj pedagogëve

2018-03-07 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Korrupsioni në radhët e arsimit të lartë vijon të mbetet një plagë që nuk po gjen shërim. Jo vetëm marrja e parave nga pedagogët, por edhe presioni që bëhet ndaj këtyre të fundit nga studentët konsiderohet një shtetësim serioznga Rektori i Universitetit të Shkodrës ?Luigj Gurakuqi? Adem Bekteshi. Ai kërkon që në të dy rastet të ketë identifikim të personi dhe marrje masash.
Adem Bekteshi, rektor i USH: Unë kam kërkuar që studentët që bëjnë presion me çfarëdo lloj forme të identifikohen dhe ndaj tyre të merren masa nga Univeristeti i Shkodrës. Me të vërtet dënohet pedagogu në çdo rast, por për studentin nuk merret asnjë. Studenti është gjithmonë anonym dhe gjithmonë i pafajshëm. Ne shofim që pedagogët ankohen për presion nga studentët në të gjitha format për të kaluar.
Ndërkohë rasti më i freskët korruptiv ishte ai i pedagoges së bio-kimisë që vijon të jetë në kërkim nga policia.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/korrupsioni-rektori-i-ush-te-denoncohen-rastet-ka-presion-ndaj-pedagogeve/

Free Traffic Exchange