Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Politika është e vetëdijshme që problemet e brendshme, kanë ndikuar negativisht në tryezën e bisedimeve për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati dhe kryetarja e Këshillit të Integrimit, Majlinda Bregu, ndanë të njëjtin mendim se palët politike duhet të ndajnë interesat personale nga ato madhore, dhe të thellojmë reformat tonë të brendshme.
Bushati: Kemi reflektuar ato problemet e brendshme që ne shpesh i shfaqim dhe që nuk e bëjmë dot dallimin mes politikë së ditës, interesit të ditës dhe një interesi që është pak më i gjerë që nuk ka të bëjë me një forcë apo me një mazhorancë të caktuar politike. Për Shqipërin ka pasur disa raporte fizibiliteti deri sa të vinte rasti me MSA dhe mendoj se është precedent i parë në BE ku një vend iu desh më shumë se një raport fizibiliteti për të filluar diskutimin. Kjo është arsyeja mendoj unë pse Shqipërisë iu desh disa kohë edhe përsa i përsa i përket statusit kandidat. Besoj se kjo ështe edhe arsyeja për fat të keq, pse rritmi dhe ecuria jonë në këtë proces varet nga humori politik sesa nga vullneti i vendeve anëtare të BE.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/bushati-procesi-i-integrimit-mangesi-te-brendshme/