Ora News - Siguria në Ballkan, Nishani: Duhet ende kontributi i NATO-s dhe SHBA

2018-03-07 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Presidenti Bujar Nishani ka zhvilluar një takim me drejtues të Universitetit Kombëtar të Sigurisë, ku mbajti dhe një ligjeratë. Kreu i Shtetit shqiptar tha në fjalën e tij se paqja e qëndrueshme në Ballkan është ende një mision i papërfunduar
Nishani: Gjykoj se me gjithë përmirësimet e pakrahasueshme, paqja e qëndrueshme dhe stabiliteti demokratik në Ballkan mbeten një mision i papërfunduar, që ende ka nevojë kritike për prezencën dhe kontributet e SHBA dhe NATO. Nga ana tjetër, mundet të them se bashkëpunimi SHBA-Shqipëri mbetet i një rëndësie strategjike për interesat e të dy vendet tona si dhe me vlera jetike për gjeopolitikën e rajonit tonë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/siguria-ne-ballkan-nishani-duhet-ende-kontributi-i-nato-s-dhe-shba/