Ora News – Shkodër, babai me dy djemtë qëllojnë me armë furgonin, dy të arrestuar

2018-03-07 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në fshatin Mal Kolaj të Velipojës.
Policia e Shkodrës bën me dije se tre persona, përkatësisht babai dhe dy djemtë e tij kanë qëlluar me armë në drejtim të një furgoni.
Megjithatë, banorë të zonën thanë paraprakisht se ka pasur përplasje mes dy grupeve për shkak konflikteve të herëpashershme.
Policia thotë se nuk ka të plagosur nga të shtënat.
Pas veprimeve hetimore, policia e Shkodrës bën me dije se ka identifikuar dhe arrestuar autorët, përkatësisht shtetasit Kanto Vushkmaqi, si dhe i biri Edmondi.
Policia po punon për identifikim e djalit të dytë të Kanto Vushmaqit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/konflikt-i-armatosur-mes-dy-grupeve-ne-velipoje/

Free Traffic Exchange