Ora News - Bregu i përgjigjet Gjanës: Basha “pronar” i PD sa të gjithë ne të tjerët

2018-03-07 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Deputjetja demokrate, ish-Ministre e Integrimit, Majlinda Bregu i është përgjigjur akuzave të ish-deputetit demokrat Jemin Gjana se po tentojnë ti marrin drejtimin e PD-së Lulzim Bashës sëbashku me zërat e tjerë kritikë brenda kësaj partie.
E ftuar në intervistën e lajmeve të orës 20:00 në Ora News, Bregu tha se Basha është bashkëpronar i PD me të gjithë deputetët dhe anëtarët e tjerë demokratë.
Bregu insiston se PD duhet të shohë problemin edhe tek vetja për humbjen në Dibër, megjithë problematikat që kanë denoncuar kolegët e saj për proçesin.
Siç thotë Bregu, ?nuk mund të ndaj të njëjtin mendim me kolegë të cilët kanë përfituar nga situatat konfliktuale në PD. Psh Jemini ka qenë gjithmonë me kryetarët e partisë?.
Pjesë nga intervista
Gazetarja: Njiheni si një nga zërat kritik brenda partisë bashkë me deputetin Eduard Selami dhe Dibra e tregoi këtë më së miri, zëri i juaj ishte i fortë kur thatë: Ne humbëm, PD humbi në Dibër pavarësisht kanabisit, drogës, krimit, që elementë të tjerë të partisë deklaruan publikisht.Zoti Jemi Gjana në një intervistë për një nga mediat shqiptare ka thënë se është në planet tuaja, në ambicien tuaj, ju dhe zoti Selami për të marrë partinë nga Lulzim Basha. I keni këto ambicie?

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/bregu-i-pergjigjet-gjanes-basha-pronar-i-pd-sa-te-gjithe-ne-te-tjeret/

Free Traffic Exchange