Ora News – Shkodër, digjen mbetjet, gomat e makinave ndotin zonën pranë lumit Kir

2018-03-07 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në Shkodër djegia e mbeturinave dhe e gomave të vjetra të makinave është kthyer në një shqetësim të përditshëm. Tymi dhe çlirimi i substancave kancerogjene të plastikës nga djegia, rrezikon jetën e banorëve pranë brigjeve të lumit Kir. Ndërkohë Bashkia e Shkodrës, thotë se situata është e trashëguar dhe menaxhimi i territorit të Bashkisë së madhe është i vështirë.
Në Shkodër, mbetjet urbane dhe goma të ndaluara me ligj, vijojnë të digjen në afërsi të zonës së banuar pranë lumit Kir, duke përhapur ngado rete e tymit që vënë në rrezik jetën e banorëve.
Mjedisi në këtë zonë gjatë viteve të fundit është kthyer në vend depozitimi të mbetjeve urbane dhe atyre inerte, duke devijuar rrjedhen e lumit, e në të njëjtën kohë duke bërë që një pjesë e mbetjeve të përfundojnë nga rrjedha e Kirit në bregdet.
Landfilli i Bushatit i ndërtuar vite më parë për trajtimin e mbetjeve vijon të mos presë të gjitha mbeturinat e Bashkisë Shkodër.
Jo vetëm brigjet e lumit Kir në fshatin Bardhaj apo tek Varrezat e Dëshmorëve, por edhe qyteti i Shkodrës vuan nga prezenca e lartë e mbetjeve.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/digjen-mbetjet-gomat-e-makinave-ndotin-zonen-prane-lumit-kir/