Ora News – Sarandë, vritet me kallashnikov vëllai i ish-kreut të komunës Kaçinar

2018-03-07 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një vrasje është shënuar duke u gdhire e diela në rrethin e Sarandës në fshatin Shëndëlli. Viktima është 47 vjeçari Aleksandër Bardhi, vëllai i ish kreut të njësisë administrative të Kaçinarit të rrethit Mirditë Petrit Bardhi. Sipas policisë viktima njihet si person me precendente të mëparshëm penal pasi rezulton i dënuar për plagosje.
Vritet me arme zjarri vellai i ish- kryetarit të njësisë administrative të Kacinarit Mirditë .
Aeksandër Bardhi, 47-vjeç, vëllai ish kreut të njesisë vendore të Kacinarit, Petrit Bardhi është gjetur i vrarë me armë zjarri në fshatin Shëndëlli, Sarandës.
Sipas një njoftimi të Policisë së qytetit bregdetar, trupi i viktimës është dërguar në spitalin e Sarandës rreth orës 00:35 me plagë të shkaktuara me armë zjarri. Nga të dhënat e para dyshohet se ndaj viktimës është qëlluar me armë tip kallashnikov.
Gjatë hetimeve paraprake dyshohet se ngjarja ka ndodhur afër fshatit Shëndëlli përballë fshatit Vrinë, kjo sipas deklaratës së personit që e ka shoqëruar viktimën në Spitalit e Sarandës, që është djali i xhaxhait të tij.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/sarande-vritet-me-automatik-nje-47-vjecar/

Free Traffic Exchange