Ora News – Pranimet në universitete, Rrokaj: Rregullat e lojës vendosen që në fillim

2018-03-07 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kandidati për kryetar i të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Shezai Rrokaj zhvilloi një bashkëbisedim me të rinjtë e LRI-së.
I pyetur lidhur me procedurat e arsimit të lartë Rrokaj theksoi se duhet kërkuar një arsim që i qartëson rregullat e lojës që në fillim dhe duke i rikthyer shpresën të rinjve.
Rrokaj: Ne duhet të kërkojmë një arsim që i qartëson rinisë rregullat e lojës qysh në fillim dhe jo si udhëzimet që erdhën për pranimet në universitet. Ne duhet t?i kthejmë rinisë shpresën. Ne nuk kemi të drejtë t?ia vrasim rinisë shpresën. Dhe shpresa asaj i kthehet kur arsimohet më mirë, kur i sigurohet jeta më mirë, kur punësohet më mirë, kur ndërtojmë një shtet të sipërmarrjes, kur e drejta nuk blihet me para ose me pushtet. Pra rinisë duhet t?i jepet ajo që i takon. Por në demokraci asnjëherë gjërat nuk jepen. Në demokraci e drejta fitohet
Shezai Rrokaj foli për garën që po zhvillohet brenda strukturave të Lëvizjes Socialiste për Integrim ku në datën 6 nëntor do të zhvillohen zgjedhjet për kryetarin e ri të kësaj force politike. Sipas z. Rrokaj, kjo nuk është një garë ndërmjet individëve por një garë ndërmjet mendimeve që të japi sa më shumë produktivitet për LSI-në.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/pranimet-ne-universitete-rrokaj-rregullat-e-lojes-vendosen-qe-ne-fillim/

Free Traffic Exchange