Ora News – Sheshi “Skënderbej”, bllokohet aksi nga Muzeu drejt Energjitikës

2018-03-07 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Bllokohet një tjetër aks në qëndër të Tiranës, për shkak të punimeve që po kryen në sheshin Skëndërbej. Nga dita e hënë, drejtuesit e automjeteve nuk mund të kalojnë në segmentin nga Muzeu Historik Kombëtar në drejtim të ministrisë së Energjisë. Devijimi i trafikut do të bëhet hyrja e rrugës së Durrësit, drejt Bankës së Shqipërisë dhe kthimi majtas për nga Partia Socialiste.
Duke nisur nga dita e hënë, do të ketë bllokim të trafikut nga segementi përpara Muzeut Historik Kombëatre në drejtim të ministrisë së Energjisë. Automjetet që vijnë nga bulevardi ?Zogu i Parë? duhet të kalojnë para muzeut, më pas në drejtim të rrugës së Durrësit për të vijuar kalimin pas Bankës së Shqipërisë në drejtim të bulevardit Dëshmorët e Kombit.
Sipas skemës së bashkisë së Tiranës për lëvizjne e automjeteve, aksi përpara Partisë sSocialiste që të lidh me qëndrën e qytetit do të jëtë e lirë.
Punimet për rikualifikimin urban të sheshit ?Skëndërbej? kanë nisur disa javë më parë, dhe devijim të trafikut ka edhe përpara Teatrit të Operas dhe Baletit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/sheshi-skenderbej-bllokohet-aksi-nga-muzeu-drejt-energjitikes/

Free Traffic Exchange