Ora News - Liderët e BE dhe Ballkanit asnjë zgjidhje për emigrantët

2018-03-07 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Liderët e vendeve që preken nga rruga ballkanike e emigrantëve dhe përfaqësuesit me të lartë të BE-së kanë konfirmuar edhe njëherë qëndrimet e ndryshme që kanë në lidhje me ndërtimin e një strategjie për të menaxhuar fluksin e azil-kërkuesve.
Gjatë samitit të mbajtur në Vienë, që u prit nga kancelari austriak, Kristian Kern, dhe ku pjesëmarrës ishte edhe kryeministri Rama, krerët e shteteve dhe të qeverive nuk arritën të gjejnë një gjuhë të përbashkët. Por kësaj herë, u pa edhe një kundërshti mes përfaqësuesve të BE-së. Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, u shpreh se rruga ballkanike duhet të vijojë të mbetet e mbyllur për në të mirë të emigrantëve, të cilët sipas tij rrezikojnë jetën dhe paguajnë shuma të mëdha parash për të kaluar kufijtë në mënyrë të jashtëligjshme. Megjithatë, nuk ka qënë i të njëjtit mendim eurokomisioneri për emigracionin, Dimitris Avramopulos, i cili u shpreh se kjo cështje duhet të zgjidhet duke u bazuar në vlera si humanizmi dhe solidaritet.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/bota/lideret-e-be-dhe-ballkanit-asnje-zgjidhje-per-emigrantet/