Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pas shumë orësh debate, Kuvendi ka miratuar vetëm me votat e mazhorancës, projektligjin për menaxhimin e integruar të mbetjeve. Ky projektligji u votua me 63 vota pro 27 kundër 4 abstenim.Të vetmin deputet që protestuesit duartrokitën ishte Ben Blushi, i cili i bëri thirrje që të shkojnë në referendum.
Blushi: Ligji moralisht nuk ka kaluar, duhen 71 vota. Kanë marrë 63. Shkoni në referendum, nuk ka rrugë tjetër.
Ligji për menaxhimin e integruar të mbetjeve u shoqërua nga debate të ashpra mes mazhorancën që e cilëson draftin në përputhje me standardet europiane dhe opozitës që e akuzoi qeverinë se ky pr/ligj është i lidhur me mafien.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/836195/