Ora News –Rama, Berisha akuza për investimin në Lalëz dhe dhunën e biznesmenit libanez

2018-03-07 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Punimet e Kuvendit nuk zhgënjyen as sot atë kategori qytetarësh që e presin me kuriozitet kacafytjen e radhës midis krerëve të lartë të politikës. Midis Kryeministrit Rama dhe paraardhësit Berisha është zhvilluar një duel i ashpër replikash dhe akuzash të forta për drogën, biznesin dhe importin e mbetjeve
Ligji për importin e mbetjeve ishte në rendin e ditës për diskutim, por kanabisi dhe klima e biznesit pas largimit të investitorit libanez, e ktheu seancën parlamentare në duel replikash të ashpra mes Kryministrit Rama dhe paraardhësit të tij Berisha.
Rama: Besoj se midis fotokopjeve që flasin këtu në emrin tënd, ka mundësi Sali ti qetësosh pak që të vazhdoj unë se ty nuk të ndërpreu njeri .
Deputeti i PD kërkoi ndihmën e NATO për të mos lejuar atë që Berisha e quajti fuqizimi të ISIS nga kanabisi në Shqipëri.
Berisha: I bëj thirrje NATO-s me urgjencë të marrë në analizë drogën në Shqipëri. Ky vend në rast se nuk ndërhyhet në këtë situatë ju garantoj se shumë shpejt do të jetë një financues i madh i terrorizmit ndërkombëtrar, i ISIS në rradhë të parë. A nuk isha unë që denoncova para jush se ministrit të Jashtëm iu ankua konsulli i Shqipërisë në Liban sepse ka kërvcënuar Besnik Sula me jete. Po pse? Sepse gjeti investitorë për rafinerinë e naftës.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/lalezi-ne...

Free Traffic Exchange