Ora News - Tre orë protestë kundër mbetjeve, me kontenier para Kuvendit

2018-03-07 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Aleanca kundër importit të mbetjeve, ambientalistët dhe qytetarët zhvendosën protestën e tyre përpara parlamentit ndërsa në sallë deputetët po debatonin për ligjin e ndryshuar.
Sipas protestuesve ndryshimet e reja në draft nuk janë bindëse.
Elian Tanini: Këta duan të miratojnë një ligj për të përfituar për veten e tyre. E gjitha kjo të çon në një rezultat shumë të thjeshtë. Që plehrat e vërteta nuk janë në Kep të Rodonit, por në parlamentin e Shqipërisë. Ne do sjellim sërish në treg 65 mijë firmat që u mblodhën disa vite më parë.
Aktivistja e të drejtave të njeriut Elsa Ballauri nuk heziton ta konsiderojë prepotencë qëndrimin që nuk dëgjon zërin e ytetarëve.
Elsa Ballauri: Kjo prepotencë qeveritare duhet të pushojë. Nuk është një veprim teknik që po bëjmë që të ndalojmë plehrat, se kemi një Shqipëri të ndotur?.
Sipas protestuesve arsyet për t?i thënë Jo importit të mbetjeve janë të shumta
Aktivistët tentuan të ndalnin edhe deputetët të hynin në sallë duke i ftuar t?i bashkohen protestës së tyre.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/shoqeria-civile-proteste-nuk-duam-plehra-parlamentaret-te-reagojne/