Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Me kërkesë të prokurorisë, Gjykata e Durrësit ka vendosur në sekuestro paraprake 45.000 mijë metra katrorë truall në Gjirin e Lalzit e në të cilën do të ndërtohej resorti turistik nga biznesmeni libanez Fadi Mitri, pronë të cilën Gjykata e Durrësit ia ka njohur Pal Selçunit.
Organi akuzës dyshon se kjo pronë është shkaku i plagosjes së biznesmenit ndërsa nga verifikimet e deritanishme ka dyshime se shtetasi Selçuni e ka fituar atë me dokumente të falsifikuara.
Pas këtij vendimi mbi këtë pronë nuk kryhet asnjë veprim derisa gjykata të dale me një vendim përfundimtar për mënyrën e përfitimit të saj nga shtetasi shqiptar.
Konflikti i parë për pronën- Prokuroria thekson se shtetasi Pal Selçuni në vitin 2011 ka pasur konflikte fizike me disa shtetas të tjerë për pronë kufitare, ndërkohë që pavarësisht kallëzimeve të bëra nga të dyja palët, prokuroria nuk ka nisur procedimin penal. Sipas Prokurorisë, shkak është bërë sepse ?dëmet nuk kanë qenë të konsiderueshme për t?u klasifikuar si vepër penale?.
Konflikti me biznesmenin libanez- Sipas Prokurorisë, në vitin 2014, shtetasi Pal Selçuni ka bërë një padi për pushtim toke kundër shtetasit libanezo-amerikan, Fadi Mitri, administrator i kompanise ?Omnix Albania?.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/sekuestrohet-prona-ku-do-te-ndertohej-resorti-nga-biznesmeni-libanez/