Ora News –Rrëfehet Admir Tafili: S’kam porositur vrasjet, Kristi më mbronte familjen

2018-03-07 4

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

I akuzuar si kreu i organizatës kriminale të vrasësve me pagesë Admir Tafili është paraqitur për herë të parë në procesin që po zhvillohet prej disa muajsh ndaj tij në gjykatën e krimeve të rënda.
Ai ka mohuar se është i përfshirë në vrasjet e kryera nga Kristi Pine si dhe ka akuzuar këtë të fundit për mashtrim. Tafili deklaroi në gjykatë se Kristi Pinen e kish njohur në burgun e Bradasheshit, dhe nuk e kishte urdhëruar të kryente ndonjë vrasje.
?Kur Pine doli unë i kërkova që sa herë të vinte për të më takuar të më sillte 2 ose 3 celularë të cilët unë i shisja me 400 euro për të burgosurit, dhe Pines i jepja 100 euro?, ka thënë Tafili.
Më tej ai ka deklaruar, se Pine i kish treguar për një hasmëri të familjes së tij ku Brahim Mane i kishte vrarë dajën dhe ky donte të hakmerrej.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rrefehet-admir-tafili-skam-porositur-vrasjet-kristi-me-mbronte-familjen/

Free Traffic Exchange