Ora News –Vasili: Nëse ligji për mbetjet devijohet, të anulohet përgjithmonë

2018-03-07 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili tha se një devijim i vetëm në lidhje me ligjin për importin e mbetjeve përbën një motiv për ta anuluar përgjithmonë këtë ligj. Nga foltorja e Kuvendit Vasili tha se shteti duhet të bëjë detyron, ndërsa qytetarët duhet të monitorojnë nga afër zbatimin e këtij pr/ligji.
Vasili: Qoftë edhe një fakt i vetëm, devijim i vetëm, qoftë edhe një analizë e vetme e manipuluar, qoftë edhe një kontenier i vetëm i cili do të përpqiej të futte një mbeturinë tjetër për tjetër do të ishte një motiv për ta anuluar njëherë e përgjithmonë këtë ligj, e për të thënë që shteti shqiptar është e pamundur të zbatojë këtë ligj apo ligje te tjera.
Me këtë qëndrim ne krijojmë një standard të ri sesi shoqëria civile do të mund të përfaqësohet. Ligji ka një element të rëndësishëm që është kufizimi në tre dogana të vendit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/vasili-nese-ligji-per-mbetjet-devijohet-te-anulohet-pergjithmone/

Free Traffic Exchange