Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Deputeti i Partisë Demokratike, Arben Ristani nuk ndalon së akuzuari qeverinë për lidhjet e saj me bandat e drogës.
Në fjalën e sotme të tij gjatë seancës parlamentare, ai akuzoi deputetin e PS, Paulin Sterkaj se ka qenë i përfshirë në trafik droge dhe protitucioni në kohën kur ai ishte shef i Komisariatit të policisë së Lezhës.
Ristani tha se akuzat e tij bazoheshin në një dokument zyrtar me firmë e vulë të SHISH, të cilin e tregoi para parlamntit, që i drejtohej kryeministrit të asaj kohe Ilir Meta ku shkruheshin akuzat ndaj Sterkaj.
Arben Ristani: ? Unë kam një dokument zyrtar me firmë dhe vulë që i drejtohej kryeministrit të asaj kohe Ilir Meta dhe ministrit të Brendshëm. Sipas këtij dokumenti thuhet që shefi i Komisariatit të policisë së Lezhës Paulin Sterkaj, merrej me trafik droge dhe prostitutash. Po e citoj dhe sdua të lexoj emrat e tjerë por është me firmë e me vulë. Merrej me trafik droge dhe prostuticion, me dokument?.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ristani-tregon-me-dokument-paulin-sterkaj-i-perfshire-ne-trafik-droge-dhe-prostitutash/