Ora News – Sëmundja e gjedhit, Drejtoria e Bujqësisë Dibër: Situata alarmante

2018-03-07 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Qarku i Dibrës vijon të jetë problematik për sëmundjen e gjedhit. Ekspertë të Drejtorisë Rajonale të Bujqësisë thonë se ndonëse raste të reja nuk ka, në zonën e Matit pothuajse është prekur e gjithë bagëtia. Aktualisht po vijohet me proçesin e vaksinimit ndaj dermatozës nodulare dhe pritet dalja e vendimit për dëmshpërblimin e fermerëve.
Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë së Qarkut Dibër, Novruz Jashari, e cilëson alarmante situatën e krijuar nga sëmundja e gjedhit.
Sipas tij në të gjithë qarkun numri i krerëve të prekur nga dermatoza nodulare ka shkuar në 600, ndërsa 160 bagëti kanë ngordhur.
Aktualisht vijon proçesi i vaksinimit dhe tanimë ekspertët ndodhen në Mat ku sëmundja është përhapur shumë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/semundja-e-gjedhit-drejtoria-e-bujqesise-diber-situata-alarmante/