Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryetarja e Komisionit të Shëndetësisë dhe njëherësh deputetja e PD, Albana Vokshi tha se në lidhje me vdekjen e nënës dhe foshnjës së saj është ende herët për të drejtuar gishtin tek fajtorët. Në studion e lajmeve të Ora News Vokshi tha se duhet një hetim i plotë i gjithë sistemit shëndetësor, pasi për faj të sistemi ka edhe viktima.
Vokshi: Rasti i fundit nuk është i vetmi, ka pasur edhe raste të tjera që janë viktima të këtij sistemi të kalbur shëndetësor. Ishte një humbje e dyfishtë, ishte ngjarje e rëndë dhe unë nuk e kuptoj sesi mund të sorollatet një nënë nëpër spitale. Është herët për të vënë gishtin se kush është fajtori. Unë bashkohem me të gjithë zërat që bëjnë thirrje për pritje të raportit mjeko ligjor si dhe hetimit përfundimtar, por bashkohem edhe me shqetësimin e mjekëve që po bëhen viktima të sistemit që Rama dhe Beqaj po e shkatërrojnë me shumë kujdes. Mjekët bënin me faj sistemin, ata thonin se në maternitet ku ndodhi ngjarja nuk kishte paisje, atëherë cfarë mund të bëjë një mjek kur nuk i ka këto. Në maternitet nuk ka kirurg, nuk ka kardiolog.
Përgjegjësia duhet të nxirret, fajtorët duhet të dënohen, por këtu duhet të ketë një hetim horizontal dhe vertikal të sistemi shëndetësor. Kjo është ajo që kam dëgjuar edhe nga vetë mjekët.
Thuhet që ambulancat nuk kishin oksigjen. Edhe në urgjencën e QSUT ka pasur probleme, shpesh herë nuk ka as tuba për të bërë analizat. Atëherë ku shkojnë milionat? Dy mjekët nuk e kanë marrë përsipër të ndjerën sepse nuk kishin pajisjet dhe mjekët e specializuar.
Shpesh herë viktimat janë mjekët, ndaj unë jam në mbështetje të tyre. Natyrisht edhe ata duhet të mbajnë përgjegjëesinë e tyre, por nuk mund të vëme gishtin tek ata kur sistemi është i degraduar.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/vdekja-e-nenes-me-femijen-vokshi-hetim-sistemit-shendetesor/